Një autobuz me pasagjer është përfshirë nga flakët pasditen e sotme ne autostradën Tiranë-Elbasan.Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha, pasi autobuzi është shkrumbuat i tëri.
Mësohet se flakët kanë nisur në pjesen e pasme të autobusit duke u shpërndarë më pas në të gjithë mjetin. Pasagjerët që po udhëtonin kanë zbritur menjëherë. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen nw vendin e ngjarjes ku po punojnw për shkaqet e djegijes së mjetit të transportit publik. Si pasoje e ngjarjes në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar trafik i rënduar.