Elbasan, 10 Korrik 2024 –Komisariati i Policisë Elbasan ka arrestuar në flagrancë shtetasen F. B., 62 vjeçe, pasi në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj.
Burri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve, 62-vjeçarja vuan nga sëmundje mendore.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.