Shpërthimi me eksploziv në Elbasan, si u përplas nga shpartallimi i derës i riu në apartamentin përballë. 26-vjeçari ndodhet te Trauma në Tiranë

0

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në orët e para të mëngjesit në katin e 4-t të një pallati në lagjjen Haxhias në Elbasan.

Lënda eksplozive është vënë në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.
Nga ky shpërthim mbeti i plagosur djali i familjes përballë, Enea Thomarai 26 vjeç.

Në momentin e shpërthimit ai ishte duke shkuar në banjë kur dera e banesës e përplasi në dysheme në korridorin e shtëpisë. Ai u dërgua mënjehërë për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Mjaft i tronditur nga kjo ngjarje, por vecanërisht për gjendjen e të birit, Artur Thomarai tregon momentet e tmerrit.

Edhe fqinjët e tjerë flasin të tronditur për atë që ndodhi. Ata tregojnë se dëgjuan një shpërthim mjaft të fuqishëm. Madje një familje u bllokua në banesë pasi dera nuk hapej.

Dëme janë shkaktuar në dyer, xhama, në shkallë e soletë.

Në banesën ku është vendosur tritoli jetonin një 30 vjeçare e divorcuar nga Lezha dhe vajza e saj 9 vjeçare.

Shpesh e reja vizitohej nga motra e saj. Kontaktet e 30 vjecares me fqinjët ishin vetëm përshëndetjet e momentit. Sakaq mësohet se gruaja nga Lezha punonte me rrjetet sociale, dilte herët në mengjes nga banesa dhe kthehej paradite me vajzën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.

Ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi.

Mëgjithatë mësohet se hetimet janë përqëndruar në konfliktet e mundshme të shtetases me qira.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu