Elbasan, 29 Korrik 2024 – Kampionati Europian i Basketbollit për ekipet U-18 ka përfunduar me sukses në qytetin e Elbasanit, duke kurorëzuar Azerbajxhanin si fituesin e vendit të parë.
Tetë skuadra nga e gjithë Europa morën pjesë në këtë event, duke sjellë emocione dhe konkurrencë të fortë për sportdashësit.
Në finale, Azerbajxhani zuri vendin e parë, ndërsa Luksemburgu përfundoi në vendin e dytë.
Shqipëria arriti të sigurojë vendin e tretë, duke treguar performancë të shkëlqyer dhe përkushtim në këtë garë ndërkombëtare.
Ky event u mbajt në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, ku u krijuan kushte optimale për mbarëvajtjen e kampionatit. Organizimi dhe infrastruktura ishin në nivel të lartë, duke garantuar një eksperiencë të kënaqshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit.
Kampionati Europian U-18 është një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare për të rinjtë që zhvillohet në qytetin e Elbasanit vitet e fundit.
Falë mbështetjes së komunitetit lokal dhe përkushtimit të organizatorëve, ky event ishte një sukses i vërtetë dhe një moment i rëndësishëm për sportin shqiptar dhe atë europian./Infoweb Media
FOTO GALERI