Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji në fshatin Katund i Ri.
Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë pa ndjenja në asfalt.
Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.