Fatos Nano shtrohet sërish në spital, ish-kryeministri thyen këmbën

0

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Dosja.al mëson se shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spitalin Hygeia. Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu