Kamerat e sigurisë së IEVP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.
Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit ka njoftuar policinë për marrjen e masave pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEVP Peqin në afërsi kalcetos.
Nga kontrollet e imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEVP Peqin janë gjetur mbi 30 doza kokainë, 210 gr hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe 8 fisha karikimi.
Kjo ngjarje ka tronditur sistemin e sigurisë së burgjeve pasi tregon për një agresivitet dhe intensitet të veprimtarisë së grupeve kriminale me qëllim cenimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimeve penale.
Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.
Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEVP .