Sezoni i ri kulturor në Elbasan, risitë dhe surprizat në kryeqendrën e kulturës

0
Screenshot

Horoskopi Babilonas me regji të Spiro Dunit është premiera e cila do të çelë zezonin kulturor në teatrin “Skampa” në Elbasan.Paralelisht Qendra e Artit është duke punuar me projekte të tjera, ku disa nga këto evente ringjiten për të disatën herë në Elbasan.Drejtuesi i Qendrës së Artit Klinsi Lala na njeh me risitë e sezonit të ri kulturor, ndërsa paralajmëron një sezon të larmishëm të paktën deri në fundvit.

Rreth 42 shfaqe nga trupa elbasanase ngjiten përgjatë një viti në skenën e tetarit “Skampa” , ku një hapësirë e konsiderueshme thotë Lala i është dhënë aktorëve të rinj, ndërsa korniza plotësohet me koncerte dhe evente të tjera artistike nga qyteti dhe jo vetëm.

Screenshot

Publiku elbasanas jo vetëm e shijon artin që i serviret, por është edhe një kritukues i mirë i tij.

Ndonëse një institucion i një rëndësie të veçantë pamja prezantuese e tetarit Skampa në Elbasan shfaq problematika.Fasada e jashtme është e amortizuar , cka tregon se ka nevojë për ndërhyrje.

Kryeqendra e kulturës në Elbasan, teatri “Skampa” hera e fundit kur iu nënshtrua një rikonstruksioni total ishte ai i verës së vitit 2012, pas djegijes që pësoi në atë kohë.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu