Deputeti i PD, Ervin Salianji, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Dënimi i tij ka ngjallur reagime të forta në kampin demokrat.
Salianji është caktuar drejtues politik i PD për qarkun e Elbasanit.
Një ndër pyetjet e ngritura në këto momente është se kush do ta zëvendësojë atë si drejtues politik në Elbasan?
–Ervin Salianji ishte i deleguari juaj në qarkun e Elbasanit, tashmë që ndodhet në qeli dhe do të vuajë dënimin, a keni menduar emrin e radhës i cili do të drejtojë fushatën elektorale për zgjedhjet 2025?
Sali Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.