Librazhdi është një nga bashkitë që fermerët i përkushtohen bujqësisë dhe prodhimit të produkteve bio.Jo vetëm Stëbleva e cila njihet për prodhimin e patates, por zona të tëra japin kontributin e tyre në ekonominë locale.Kryebashkiaku Maringlen Disha thotë se pushteti lokal po i vjen në ndihmë fermerëve duke përmirësuar infrastrukturën në mënyrë që fermerët ta kenë më të thjeshtë ti dërgojnë prodhimet e tyre në tregje.
Z.Disha ndan edhe lajmin e mirë se kanë gati projektin për rikonstruksionin e tregut të Librazhdit.Një mundësi e mirë për fermerë, tregtarë dhe qytetarët e Librazhdit.
Me mijëra koshere me bletë gjenden në kullotat e bashkisë Librazhd,ndërsa mjalti i të cilave transportohet edhe në tregjet botërore.Infoweb Media