Ndahet nga jeta profesor Skënder Karriqi, postimi vlerësues i kryebashkiakut Mariglen Disha

0

Është ndarë nga jeta studiuesi, profesori, drejtuesi dhe intelektuali librazhdas, Skënder Karriqi.

Skënder Karriqi ishte një figurë e njohur për Librazhdin dhe më gjërë. Ishte një profesionist, njeri i dashur dhe me personalitet.

Humbja ka hidhëruar pa masë familjen dhe të njohurit e tij.

Një shkrim vlerësues për Skënder Karriqin ka bërë edhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.

Postimi i kryebashkiakut Disha:

⚫️Sot, në administratën e bashkisë humbëm një njeri të dashur, një mentor të shquar dhe një udhëheqës me vizion.
Profesor Skënder Karriqi, i cili ka shërbyer për shumë vite në arsim dhe në administratën e Bashkisë Librazhd, duke promovuar kulturën dhe folklorin e qytetit, la pas një ndikim të pamatshëm në komunitetin tonë. Me përkushtimin e tij të palëkundur ndaj arsimit dhe kulturës, ai frymëzoi dhe mbështeti të rinjtë, nxiti vlerat kulturore dhe kontribuoi në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë ne.
Si profesor, drejtues dhe mik, Skënderi ishte gjithmonë një shembull i integritetit dhe përkushtimit. Puna dhe pasioni i tij do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të.
Homazhet në nder të Profesor Skënder Karriqit do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Sadi Halili” Librazhd, nga ora 11:00 deri në 13:00.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë mes nesh. Qoftë i paharruar, Profesor Skënder Karriqi!🕊️

Infoweb Media i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Karriqi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu