Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan

0

Elbasan – Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Aqif Pasha” u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Zjarri u shfaq fillimisht në ambientet e kuzhinës dhe më pas u përhap në pjesët e tjera të apartamentit, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke dalë jashtë dritareve dhe ballkonit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të cilët arritën të lokalizojnë dhe shuanin flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Paraprakisht, sipas gazetares së Infoweb Media, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në kuzhinë.

Fatmirësisht, nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të përcaktuar dëmet materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu