Kërkesat për banesa me qera në Elbasan,pronarët nisin të abuzojnë

0
Screenshot

Konvikti i shtetëror i qytetit të Elbasanit është duke u kthyer në një ndër destinacionet e preferuara për strehimit e shumë studentëve që zgjedhin të studjojnë në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Plotësimi i të gjithave kushteve të nevojshme që studentëve i nevojitet, kanë bërë që shumë prej tyre të akomodohen në konvikt.Brunilda Zane administratorja e godinës pohon se shërbimi i mirë dhe kostoja e ulët është një ndër arsyet pse studentët zgjedhin të regjistrohen në konvikt.

Një ndër problematikat që studentët kanë hasur në fillimin e vitit të ri akademik ka qenë edhe mungesa e apartamentëve me qera, dhe cmimi i tyre i kripur. Me ardhjen e studentëve shumica e pronarëve të cilët japin apartamentet e tyre me qera kanë filluar të rrisin cmimin mujor.Në këto kushte agjenti imobiliar Agron Manaj shprehet se kjo situatë parodakse duhet të ndalojë.

Kostoja vjetore për cdo student i cili dëshiron që të regjistrohet në Konviktin shtetëror të Elbasanit kushton 430 mijë lekë të vjetra./Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu