Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan:
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 16 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. 35-vjeçari u kap në Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 27-vjeçar;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. H. dhe V. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. K., 51 vjeçe, pasi në Belsh, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., banues në Prrenjas, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. G., 64 vjeç, banues në Gramsh, pasi për të ka kallëzuar një 75-vjeçar, se më datë 20.10.2024, shtetasi R. G., për motive të dobëta, e ka kanosur me fjalë dhe me një mjet pune.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.