Gjuha rome drejt zhdukjes/MAS e heq nga kurrikulat edhe pse një vit më parë e futi si lëndë në dy shkolla në Elbasan

0
Screenshot

Rreth 80% e familjeve rome në Shqipëri flasin gjuhën e tyre me njëri-tjetrin dhe 20% e tyre komunikojnë në shqip. Por shqetësimi kryesor i komunitetit rom mbetet se romishtja po harrohet, për shkak se shumica e tyre dinë vetëm ta flasin dhe jo ta shkruajnë.Raxhi Rakipi është diplomuar për gjuhë rome në Elbasan. Një vit më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit në kudër të një projekti pilot e përfshiu gjuhën rome në kurrikulat shkollore,madje e trumbetoi si risi. Për pasojë mësues Raxhi përgjatë një viti dha mësim në gjuhën rome në dy shkolla 9 vjeçare me shumicë rome.Por këtë vit shkollor gjuha rome nuk përfshihet në kurrikulat mësimore.I shqetësuar për fatin e gjuhës së ‘nënës ‘ky mësues përcjell apelin e tij për instancat përkatëse.

Screenshot

Në ditën botërore të gjuhës rome, përfaqësues të këtij komuniteti në Elbasan ngrenë shqetësimin se gjuha e komunitetit të tyre është e rrezikuar,ndaj duhet të mësohet në shkollë.

Në vitin 2015 në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan u hap katedra e gjuhës rome, por për shkak të mungesës së studentëve më pas u mbyll./Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu