Punonjësit e uzinës së Mjekësit 3 muaj pa marrë asnjë kokërr leku,por kanë frikë të dalin në protestë.Proteston vetëm një person i vetëm!

0
Screenshot

Prej 3 muajsh rreth 50 punonjës të Uzinës së lëndëve plasëse në Mjekës nuk kanë marrë rrogat.Ata lajmëruan se ditën e sotme do të mbanin një protestë në ambjentet e jashtme të uzinës,por që u anullua në momentin e fundit, pasi i druhen sanksioneve”.

I vetmi që doli të protestë ishte 63-vjeçari Kastriot Elezi . Ai rezulton punonjës në uzinë prej 25 vitesh. Sipas 63 vjeçarit para 3 muajsh u ka ardhur urdhi të stopojnë punën dhe se kjo nuk do të reflektohej te rrogat.
Tre muaj më vonë ky punonjës në emër edhe të kolegëve të tij kërkon nga Ministria e Mbrojtjes të paguhen pasi janë mbytur në borxhe.

Një shpjegim e ka edhe për dështimin e protestës nga kolegët e tij, teksa thotë se i frikësohen largimit nga puna.
Në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës deri para tre muajsh digjej tritol i grumbulluar nga viti 1997./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu