Më shumë fermerë dhe tregtarë sesa blerës.Është kjo panorama që vjen nga tregu i shpendëve në Elbasan.
Mbreti i tryezës së festës së ndërrimit të viteve, gjeli i detit, këtë vit po shitet më lirë në Elbasan. 2 javë nga festa e fundvitit fermerët në Elbasan po e shesin 8 mijë lekë të vjetra kilogrami gjelin e detit dhe 10 mijë leke të vjetra kilogrami pulën e detit.Shumë prej fermerëve thonë se një çmim i tillë ështe duke i falimentuar.
Qytetarët vizitojnë tregun , pyesin për çmimet dhe më pas largohen bosh.Ndonëse të vetëdijshëm për mundin dhe koston që kërkon rritja e gjelave të detit, thonë se me rrogat dhe pensionet që marrin e kanë të vështirë të bëjnë blerje.
Qarku i Elbasanit njihet për mbarështrimin e gjelit të detit.Jo vetëm Peqini ,por fshatra të tërë në Elbasan merren me rritjen e shpendit ,të cilin tradita e do të mos mungojë në tryezën festive .Infoweb Media!