Rikthehen nga juglindja/Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Bradashesh

0
Screenshot

Rikthimi i qytetarëve nga juglindja për festat e fundvitit ka krijuar trafik kilometrik nga Librazhdi drejt Elbasanit.

Rrethrrotullimi i Bradasheshit është një nga zonat më të ngarkuara, ku dhjetëra makina janë bllokuar në radhë.

Gjithashtu, ka pasur trafik të rënduar në aksin Librazhd-Mirakë, një situatë që është bërë e zakonshme për këtë qytet gjatë periudhave të festave dhe sezonit veror.

Kjo ngarkesë trafiku është një problem i përsëritur, veçanërisht në fund të autostradës Tiranë-Elbasan, pranë rrethit të Bradasheshit, duke bërë që lëvizja të jetë e ngadaltë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu