Njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Cërriku, identifikohen dy shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi

0

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

I pari është Romeo Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.

Personi i dytë është Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. TCh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu