‘Dosja 5D’/ Shtyhet seanca për në datën 28 janar, të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar

0

TIRANË- Prokurorja e Posaçme Anita Jella do të jetë pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të akuzës për dosjen “5D” të drejtorëve bashkiakë. Jella u paraqit krah Klodian Brahos, teksa u bë zyrtarizimi i saj në seancën e parë paraprake të zhvilluar këtë të mërkurë.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 28 janar. Seanca u shty pasi mungonte një nga avokatët e të pandehurve. Ndërkohë, mësohet se në seancën e radhës të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.