Elbasan/Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e 112 vjetorit të Policisë Shtetit vlerëson me çertifika karriere disa punonjës të dalluar

0

 

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha organizoi një ceremoni zyrtare në ambientet e DVP-së.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, veteranë tëPolicisë, ish-pjesëtarë të uniformave blu ndërvite, familjarë të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, drejtues dhe punonjës të DVP Elbasan .
Gjatë fjalës së tij, Drejtor Fatmir Hoxha shprehu mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit, elemente të cilat kanë qenë thelbësore për vendin, mirëqenien e qytetarëve dhe për prespektivën europiane të Shqipërisë. Gjithashtu, drejtuesi i DVP Elbasan garantoi mbështetjen e tij absolute për punonjësit e Policisë së qarkut Elbasan, në çdo betejë kundër krimit.Gjatë ceremonisë, Drejtori i DVP Elbasan përcolli dhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e festës së Policisë. Mesazhi i Drejtor Prodës, urimi dhe mbështetjeje, si dhe garanci se punonjësit e Policisë tashmë nuk janë vetëm në përballjet me krimin.Më tej, gjatë ceremonisë festive, 4 punonjësve të Policisë së Elbasanit iu akorduan certifikata për shërbime të dalluara dhe 2 veteranëve të Policisë iu akorduan certifikata karriere.