VIDEO/ Varg kilometrik mjetesh, aksi Librazhd-Elbasan bllokohet nga trafiku

0
Screenshot

Edhe pse periudha e festave ka mbaruar, trafiku në rrugët kryesore mbetet i ngarkuar dhe i vështirë për t’u menaxhuar.

Qytetarët vazhdojnë të përballen me bllokime të shumta në akse të ndryshme, ku fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar kolona të gjata.

Një situatë e tillë vihet re në aksin Librazhd-Elbasan, ku dhjetëra mjete, njëra pas tjetrës, kanë shkaktuar një trafik të dendur që zgjat kilometra të tërë.

Videoja e mëposhtme tregon qartë këtë situatë, duke theksuar domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje për përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe shmangien e bllokimeve të vazhdueshme në këto akse.