Rama ndan pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSU

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në llogarinë e tij në “Facebook pamje nga kantieri i Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT. Rama shkruan se në këtë kantier po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara.

“Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara”, shkruan Rama.