Digjen dy automjete në mesnatë në Elbasan.
‘Më datë 23.01.2025, rreth orës 00:10, në lagjen “Aqif Pasha”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. M., banues në Elbasan. Si pasojë është djegur pjesërisht ky automjet dhe është dëmtuar pjesërisht një automjet tjetër i parkuar aty pranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjetin tip “Benz”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit’, njofton policia.