Elbasan-56 vjeçarja Fati Cora nga Labinot Fushë e Elbasanit ka lindur me nanizëm.Ajo nuk plotëson as 1 metër nga gjatësia e saj, ndërsa me kalimin e viteve gjëndja shëndetësore ka nisur t’i rëndohet.Për ironi e quajnë ‘Fati’ , ndonëse fati nuk i buzëqeshi kurrë.Nuk ka dashur të krijojë familje, ndaj gjithë jetën ia ka dedikuar nënës së saj.
Pavarësisht përmasave fizike dhe sëmundjeve që e mundojnë i shërben çdo ditë nënës së sëmurë, por çdo ditë që kalon,nuk po mundet më.
E vetmja e ardhur që nënë e bijë kanë është pensioni që marrin i cili shkon rreth 200 mijë lekë të vjetra. Pa asnjë mundësi tjetër kjo grua lutet ti plotësohet dëshira e gjithë jetës ,të ketë një shtëpi të ngrohtë.Apelin për ndihmë ia përcjell shqiptarëve.
Ngjitur me banesën e tyre ndodhet ajo e vëllait të Fatit i cili gjithashtu ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe nuk mund tu vijë dot në ndihmë.Ata u vendosën para 24 vitesh në periferi të Elbasanit, por që nga ajo kohë banesa është amortizuar ndjeshëm!/Infoweb Media