Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Elbasan – Ish Kombinati Metalurgjik, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas Infoweb Media, si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.