Vakancat ligjore pengesë në zhvillimin e sportit në të gjithë Shqipërinë.
Pavarësisht dëshirës së mirë dhe një plani strategjik për ti dhënë rëndësinë e duhur sportit ,vakanca në bazën ligjore pengon zhvillimin e këtij sektori në parametrat që kërkohet.Drejtori i Përgjithshëm i Sportit në Bashkinë e Elbasanit Artin Kovaçi shpreson që ligji i ri të marrë në konsideratë bazën poshtë dhe ndryshimet të bazohen në disa kritere.
Teksa ndalet te ngërçi që ka përfshirë sektorin e sportit në të gjithë vendin Z.Kovaçi e sheh me rëndësi të pasurin e statusit ligjor.Vetëm kështu thotë Kovaçi sportistët do të trajtoheshin sic e meritojnë ,cka do të ndikonte në rritje të cilësisë sportive.
Elbasani është një qytet i cili ofron një qasje pozitive në sektorin sportive,por vakancat ligjore bëhen pengesë për ta cuar para vizionin e njerëzve të cilët punojnë për sportin./Infoweb Media