Shkolla artistike “Onufri” ekspozitë dhe koncert nga artistët e së ardhmes

0

 

Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan prezantoi një ekspozitë artistike, ku u prezantuan punimet e nxënësve të pikturës. Aktiviteti mblodhi profesorë, prindër dhe artdashës, duke shërbyer si një platformë për promovimin e talenteve të rinj.
Drejtori i shkollës , Ilirian Zdrava, e cilësoi ekspozitën si një mundësi të rëndësishme për nxënësit dhe një vlerë të shtuar për qytetin.

Mes të ftuarve ishte edhe mjeshtri i madh Zhani Ciko, i cili vlerësoi rolin e liceut në edukimin e artistëve të ardhshëm dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla për zhvillimin e kulturës në Elbasan.

Vetë të rinjtë prezantuan punimet e tyre , duke theksuar rëndësinë e aktivizeteve të tilla.
Pas ekspozitës, nxënësit e kantos dhe instrumenteve muzikore performuan një koncert artistik, duke dhuruar emocione për publikun dhe duke dëshmuar nivelin e lartë të talentit të tyre.