Në Turneun Ndërkombëtar të Pingpongut “Ilia Kareski”, që u zhvillua më 22-23 Shkurt 2025 në Prilep, Maqedonia e Veriut, vajza nga Elbasani Ana Kokoneshi, vetëm 11 vjeç, arriti një tjetër sukses të jashtëzakonshëm. Ajo triumfoi në kategorinë U13, duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke u shpallur Kampione e Turneut, duke siguruar medaljen e artë.
Ky sukses konfirmon talentin dhe përkushtimin e vajzës e vajzës e cila studjon në shkollën “Qamil Guranjaku” , si dhe punën e palodhur nën kujdesin e veçantë të trajneres së saj, znj. Greta Kovaçi. Ana na bëri të gjithëve krenarë me këtë arritje të jashtëzakonshme në një turne ku morën pjesë lojtarët më të mirë nga rajoni./Infoweb Media