Bullizmi kibernetik duket se është sfida më e madhe me të cilën po përballet shoqëria sot. Ekspozimi ndaj rrjeteve sociale i pakontrolluar, publikimin me apo pa dëshirë i imazheve shpesh edhe me qëllime jo të mira po bën që shumë të rinj të shfaqin probleme edhe me mirëqënien e shëndetit mendor . Psikiatrët në Elbasan ngrenë shqetësimin se të miturit sidomos, nuk janë të mirëinformuar mbi rreziqet që kanë rrjetet sociale dhe gjithnjë e më tepër po bien pre e situatave dëmtuese për ta.
Të qëndruarit pranë dhe të vëmendshëm ndaj aktivitetit të fëmijëve është rekomandimi më i mirë që psikiatrët kanë për prindërit që kanë fëmijë të mitur.
E njëja problematikë vlen edhe për të rriturit ku edhe pse mund të ndodhen në një situatë të rrezikshme nuk drejtohen për ndihmë por mbyllen në vetvete duke përfunduar edhe në depresion.
Sakaq që prej vitit të kaluar edhe në drejtorinë e policisë së Elbasanit është hapurt departamenti për sigurinë kibernetike ku çdo qytetar mund gë drejtohet për të denoncuar një situatë që i kanoset nga rrjetet sociale./Infoweb Media