E RËNDË në Elbasan/ Familjarët gjejnë 57-vjeçaren të vdekur në banesë, dyshohet se…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëmrizë, ku sipas burimeve policore, shtetasja Sh. N., 57 vjeçe, është gjetur nga familjarët e vetëvarur, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për vlerësimin e mëtejshëm të rastit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Në banesën e saj, në fshatin Shëmrizë, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja Sh. N., 57 vjeçe, e cila vuante nga depresioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e rastit”, njofton policia.