Gjendet 7-vjeçari që alarmoi prindërit, shkollën dhe policinë në Elbasan.
Andi Çakalli, nxënës i shkollës ‘Naim Frashëri’, doli nga mësimi rreth orës 10.30. Por që nga ajo koj=hë prindërit e shqetësuar nuk po e gjenin.
Menjëherë nisën kërkimet nga familja, mësuesit, policia dhe qytetarë të tjerë.
Por rreth orës 12.15 minuta, vogëlushi është gjetur nga babai duke u kthyer i vetëm pë në banesë.