Pas 15 viteve në Greqi çifti nga Elbasani ,kthehet në vendlindje dhe hap biznesin e tyre familjar

0

Ishte veçse 16 vjeç kur Edmond Karamuça nga Elbasani emigroi drejt Greqisë për një jetë më të mirë.Për 15 vite punoi në një furrë buke, duke mësuar shumë mbi sekretin e përgatitjes së prodhimeve të brumit dhe hapjes së petëve.

Ndonëse në vendin helenë trajtohej dhe paguhej mirë mori vendimin që bashkë me familjen e sapo krijuar të rikthehej në vendlindje. Pavarësisht pasigurive vendosi të hapë një biznes familjar në përgatitjen e produkteve të brumit në Elbasan.Fillimi thotë kishte vështirësi,por shumë shpejtë krijoi klientelën e tij besnike e cila zgjerohet dita ditës.
Edmond Karamuça- Prodhues brumi
Më të vështirë për t’u përshtatur e pati bashkëshortja.E diplomuar për mjekësi i’u përkushtua një fushe krejtësisht tjetër, e iu bë krah bashkëshortit në biznesin e tyre modest.Çifti Karamuça nga Elbasnai thonë se shteti duhet të jetë më miqësor ndaj bizneseve që hapen rishtrazi,ku kontribues janë ish emigrant.

Teksa janë duke vjelur frytet e punës së tyre, thonë se nuk janë penduar për vendimin për tu kthyer në Shqipëri.Një mesazh e kanë edhe për të rinjtë shqiptar.

Raste suksesi ,por dhe përpjekje si kjo e çiftit Karamuço në Elbasan janë dëshmi se me punë, ambicie dhe përkushtim mund të krijosh një të ardhme premtuese edhe në një vend me problematika sociale ,sikundër është Shqipëria./Infoweb Media