Lajmi i fundit/ Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan, detajet e para

0

Një apartament në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Deri më tani, nuk ka informacione të sakta mbi shkakun e zjarrit apo dëmet e shkaktuara.

Zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Më shumë detaje priten në vijim.