Rama prezanton kandidatët për deputetë në Elbasan

0

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Elbasan, kandidatët për deputetë në këtë qark. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se Partia Socialiste i jep zë të rinjve dhe të rejave që vijnë qoftë nga qyteti apo fshati. Ai tha më tej se kjo skuadër nuk është vetëm ekipi përfaqësues i mandatit të katërt, por edhe një ide e PS të 2030.

Rama: Simbolikisht ky format thotë edhe dicka që është përtej emrave që u prezantuan, që PS është një hapsirë ku është koha për ti dhënë gjithnjë e më shumë zë atyre që janë më të rinj, vajzave dhe djemve që vijnë nga gjithë rrugët e jetës, qendra apo periferia, qyteti apo fshati dhe kanë dëshirë të thonë fjalën e tyre dhe këmbënguljen që të dëgjohen për fjalën që thonë.

Jam i lehtësuar që pas një përpjekje jo të shkurtër, kemi arritur që ti japim shqiptarëve kudo ku janë, cdo qarku një mundësi zgjedhje që nuk e ka patur më parë, duke i dhënë përmes kësaj skuadre edhe një ide të qartë se cila do të jetë jo vetëm skuadra jonë përfaqësuese e mandatit të 4 po cila do të jetë PS e 2030. Një nga deputetët do të jetë Bora, po kini parasysh që 4 vite më parë, Bora ishte si një prej jush që konkuruan për Depuetit të duam dhe nuk shkoi në kuvend, megjithatë nisi një rrugëtim dhe sot vjen pas një experience ne një rrugë të nisur nga një aplikim, me shpresën se ishte një mundësi.

Të jeni të bindur se mundësitë e shtuara janë sot qëllimi im më i madh në mënyrën si PS duhet të kryejë me sukses kalimin e stafetës nga një gjeneratë te tjetra. Evisi, një politikane me përvojë sot, e ka nisur këtë rrugëtim si një pedegoge, mosbesuese në fillim se mund të përfshihej në politikë dhe si Evisi janë edhe të gjithë të tjerët, që sot janë në pozita drejtuese edhe në qeveri. Sot është koha për të përgatitur kalimin e stafetës. Duke zgjedhur PS I japim mundësinë shqiptarëve të zgjedhin partinë më të re, me më shumë eksperiencë.