Ceremoni gradimi në IEVP Elbasan për punonjësit e rinj të Policisë së Burgjeve. Merr pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Klevis Qose

0

Në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan u zhvillua ceremonia e betimit dhe gradimit të punonjësve të rinj të Policisë së Burgjeve, të cilët morën për herë të parë gradën e inspektorit, pas përfundimit me sukses të një periudhe prove njëvjeçare.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të lartë të Policisë së Burgjeve, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, z. Paulin Rajta, si dhe drejtues të institucionit vendas. Gjatë ceremonisë u vlerësua përkushtimi i punonjësve që kanë zgjedhur të kontribuojnë në sistemin penitenciar, si dhe u nxitën të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional drejt gradave më të larta dhe detyrave me përgjegjësi brenda strukturës.

Në fjalën e saj, një prej pjesëmarrëseve theksoi rëndësinë e sinqeritetit dhe përkushtimit në punë si themel për ecurinë në karrierë. Po ashtu, u shpreh mirënjohje ndaj Drejtorit të IEVP Elbasan, z. Altin Ago, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj brezit të ri që zgjedh këtë profesion me sfida, por me mision të lartë.