Prokuroria e Elbasanit i sekuestron një personi një apartament dhe dy garazhe

0

ELBASAN- Prokuroria Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një personi me inicialet L.C. Këto pasuri dyshohet se janë arritur nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, personi u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, ne qytetin e Elbasanit; Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; dhe Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit;

Më tej në njoftim Prokuroria e Elbasanit thekson se mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.