Edhe pse jemi në pranverë, intensiteti i sëmundjeve ngjitëse mbetet i lartë dhe i krahasueshëm me kulmin e sezonit të dimrit.
Rreth 90 fëmijë kërkojnë çdo ditë ndihmë mjekësore në urgjencën e pediatrisë në Elbasan, të prekur nga virozat sezonale.
Mjekët raportojnë rritje të ndjeshme të rasteve me simptoma si kolla, temperaturë e lartë dhe dhimbje barku ,një kombinim që shpesh shoqërohet edhe me alergjitë e stinës.
Përtej vizitave të shumta ditore, është rritur ndjeshëm edhe numri i shtrimeve.Aktualisht 45 fëmijë po marrin trajtim të specializuar në pavijonin e pediatrisë.Virozat thotë mjekja janë pasuar nga ftohja.
Ndërsa për fëmijët e vegjël të moshës 1-3 vjeç, mjekja këshillon prindërit që të mos u lënë në dorë ushqime të forta , pasi gjatë kësaj jave nuk kanë munguar as rastet e mbytjes./Infoweb Media