Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri ka goditur pasditën e së martës fshatrat Tregan dhe Bathës në Qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës. Sipas banorëve stuhia ka nisur papritur rreth mesditës dhe ka zgjatur për afro një orë duke lënë pas një panoramë të rëndë shkatërrimi në arat dhe fermat e shumta të zonës. Breshëri ka dëmtuar gjithashtu infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe rrjetet mbrojtëse të serrave.
Fshatrat Tregan dhe Bathës janë të njohura për kultivimin e ullirit, qershisë, portokallit dhe rrushit ,kultura këto që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet fermere të zonës.Fermerët janë shprehur të dëshpëruar nga dëmet e mëdha të shkaktuara./Infoweb Media