TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve për “paqen fiskale” në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në kuadrin fiskal nuk ka ndryshime për tu bërë. Ai u shpreh se me rrëzimin e taksës së sheshtë janë kursyer 140 milionë euro çdo vit.
Më tej ai tha se tatim fitimi i vendosur 15% ndaj kompanive nuk do të preket nga ana e qeverisë. Ai shtoi se nuk synohet rritja e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen.
“Këto të dhëna nuk duan të thonë që ne mendojmë se kemi bërë ndonjë mrekulli sepse jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra për të adresuar. E di shumë mirë sesa shumë keni ecur dhe se çfarë premisash ka ekonomia falë jush. Sipas pasqyrave ekonomia shqiptare janë pesë vetë oligarkë që marrin lekët dhe sipas pasqyrave nuk kemi bukë, nuk kemi ujë jemi në buzë të ferrit. Unë besoj shumë që sikur të kishte hapësirë plot, po një pjesë e hapësirës në jetën virtuale t’i jepej punës, suksesit me siguri që do kishim shumë më tepër ekonomi.
Duhet të vazhdojmë me kurajo përpara dhe komplementar kemi interesin ju privat dhe ne publik e cila mbrohet më fortë ku sipërmarrja është më e fortë. Në kuadrin fiskal, nuk kemi ndryshime për të bërë, e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë, nëse do kishim mbajtur taksën e sheshtë nuk do kishim sot 93 për qind të atyre që janë rrogtar në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10 për qind. Çdo vit i kemi kursyer më të vegjëlve 140 milionë euro që në dhjetë vjet sa shkojnë. Tatim fitimin e kemi vendosur 15 për qind. Në aspektin e administrimit e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat, e dimë që kemi një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë.”, tha Rama.