Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur Vidhas.
Në ngjarje janë përfshirë një autoveturë dhe një autobus, të cilët janë përplasur mes tyre.
Për pasojë, autovetura ka pësuar dëmtime të pjesshme, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit për trajtim mjekësor.
Paraprakisht raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.