Belsh – “Dita e Balonave” mbush qiellin e Gradishtës së Belshit me ngjyra, ëndrra dhe gëzim rinor

0

 

Nga Fatmir Popja

Në një nga pikat më të larta dhe më piktoreske të Dumresë, në majën e Gradishtës, Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore (ZVA) organizuan një aktivitet masiv të veçantë që bashkoi artin, natyrën dhe energjinë rinore, “Dita e Balonave”.
Ky event festiv i kthyer në traditë në zonën e Dumresë mblodhi me qindra nxënës nga të 15 shkollat e bashkisë së Belshit të cilët sollën krijimet e tyre artistike dhe lëshuan në qiell balona shumëngjyrëshe, të mbushura me simbole, dëshira dhe mesazhe frymëzuese. Festa u karakterizua nga një atmosferë entuziazmi dhe kreativiteti ku fëmijët dhe të rinjtë ishin protagonistët kryesorë të ditës.Gjallërinë e aktivitetit e shtuan gjimnazistët e shkollave “Sami Frashëri”, “Dëshirani” dhe “Kosova”, të cilët sollën një shpërthim idesh dhe krijimesh vizuale duke e shndërruar Gradishtën në një hapësirë të hapur ekspozimi dhe komunikimi artistik.Nga balonat me mesazhe për paqen dhe mjedisin, tek punimet që pasqyronin ëndrrat dhe pasionet e secilit nxënës, çdo detaj i ditës ishte një shprehje e lirë e imagjinatës dhe potencialit rinor. Aktiviteti u kthye në një mundësi të veçantë për të promovuar frymën komunitare, përfshirjen sociale dhe rëndësinë e arsimit kreativ në zhvillimin e brezit të ri.Përfaqësues të Bashkisë së Belshit dhe ZVA Belsh vlerësuan pjesëmarrjen e gjerë dhe angazhimin e shkollave duke nënvizuar se investimi në aktivitete të tilla është thelbësor për të nxitur talentin dhe për të forcuar lidhjen mes të rinjve dhe komunitetit.“Dita e Balonave” në Gradishtë të Belshit nuk ishte thjesht një aktivitet arsimor apo kulturor, por një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit ,një ditë e mbushur me frymëzim, emocione dhe shpresë për një të ardhme më të ndritshme, të ndërtuar mbi bashkëpunim, solidaritet dhe krijimtari.Në fund të aktivitetit “Dita e Balonave” u ndanë çmime për fituesit . Çmimi i parë ju dha nxënẽsve tē shkollēs 9-Vjeçare “Halit Uruçi” Belsh.Çmimi i dytē ju dha nxēnēsve të shkollës 9-Vjeçare “Bajram Senja” Gjolenë.Çmimi tretë ju dha shkollës 9-Vjeçare “Jashar Dunga” Kajan.