Burime ekskluzive nga Dubai bëjnë me dije për InfoWeb se sot janë ndaluar tre shtetas të tjerë shqiptarë, banues në Elbasan, të cilët ishin të shpallur në kërkim në Shqipëri.
Ky zhvillim vjen pas ndalimeve të fundit dhe sinjalizon se rruga e ekstradimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë është tashmë e hapur.
Të njëjtat burime theksojnë se ekstradimi i tyre pritet të ndodhë shumë shpejt, me mbërritjen e tyre të mundshme në aeroportin e Rinasit brenda ditëve në vijim.
Lajmi vjen në vijim të operacioneve të intensifikuara kundër elementëve të botës së krimit që kanë gjetur strehim në Dubai.
#Ekskluzive #InfoWebNews #Krimi #Ekstradim #PoliciaShqiptare #LajmIFundit #ShqiptarëNëKërkim #Elbasani #LuftaKundërKrimit