Një përplasje fizike ka ndodhur në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.
Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush janë personat e përfshirë. Por burimet nga vendngjarja pohojnë se një grup të rinjsh pas mbylljes së takimit të Berishës kanë qënë duke u përgatitur të hedhin fishekzjarre kur pretendojnë se roja e stadiumit i ka sharë nën dhëmbë. Kaq ka mjaftuar që mes të rinjve dhe grupit në hyrje të stadiumit të nisë përleshja. Gjithësesi deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia e Elbasanit.