Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë ka ndodhur një aksident rrugor. Një autoveturë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e lëvizjes ,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një nënë dhe djali i saj, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve nga stafi mjekësor, fatmirësisht të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.