Procesi i votimit në qarkun e Elbasanit po vijon në mënyrë të qetë, me një pjesëmarrje mesatarisht të mirë në krahasim me të dhënat kombëtare.
Deri në orën 11:00 të paradites, në rang kombëtar kanë votuar 388,776 qytetarë nga 2,220,500 në total, duke e çuar pjesëmarrjen në 17.51%.
Në Bashkinë Elbasan, pjesëmarrja është regjistruar në 17.35%, me 17,088 votues nga 98,477 të regjistruar.
Në shkallë qarku, pjesëmarrja deri tani është 18.04%, me 36,591 votues nga 202,836 në total.
Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në qark rezulton Gramshi, ku deri në këtë orë kanë votuar 4,257 qytetarë nga 20,166, duke arritur një përqindje prej 21.11%.
Komisionet zgjedhore dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër zhvillimet, ndërsa pritet që ritmi i pjesëmarrjes të rritet në orët në vijim.