Çmimet e larta të fruta-perimeve në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport. Qytetarët në vështirësi

0

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve.

Produktet e shportës mbeten me çmime të larta dhe të papërballueshme sidomos për pensionistët.

Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport ndërsa në tregjet tona shiten fruta e perime qe vijnë nga Turqia e Maqedonia.

Të ndodhur në të tillë kushte qytetarët blejnë vetëm ushqimet e domosdoshme.

Top Channel