Elbasan – Policia gjen një 4 vjeçar të humbur pranë shatrivanit. Pret telefonatën e prindërve

0

Punonjësit e Policisë në Elbasan kanë konstatuar sot pranë shatrivanit një djalë 4-vjeçar i cili kishte humbur dhe nuk ishte i shoqëruar.

Fëmija u mor nga policia dhe u dërgua menjëherë në Komisariat për kujdes dhe mbrojtje.

Autoritetet policore të Elbasanit bëjnë thirrje për bashkëpunim me mediat dhe publikun, në mënyrë që të ndihmojnë në gjetjen e familjes së vogëlushit.

Deri tani, në Komisariatin e Policisë nuk ka mbërritur asnjë lajm apo kërkesë për humbjen e këtij fëmije.

Fëmija thotë sa babai quhet Flamur dhe mamaja Vera.