Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kostercë të Skenderajt.
Policia njoftoi se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në banesën ku familja jetonte.
Për ngjarjen janë duke u marrë dëshmitë e prindërve, teksa trupi i foshnjës është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë, që do të zbulojë dhe shkaku ne vdekjes.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.