Mbyllet rinumërimi për të gjithë qarkun e Tiranës.
Grupet e rinumërimit po mbyllin procesverbalet për t’i hedhur në sistem. Kutitë e fundit që u rinumëruan ishin të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Rinumërimi i votave në Tiranë nuk ka ndryshuar asnjë rezultat në mandate, por ka zbuluar trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.
Rezulton se disa kandidatë që pretendonin për humbje votash, në fakt rinumërimi ju ka hequr shumë vota të padrejta.
I tillë është rasti i kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti, në procesverbal rezulton të ketë 136 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.
Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku, rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës, 256 më shumë.
Sa i përket Partisë Socialiste, rekordin e mban ministri Ervin Hoxha ka 289 vota më shumë, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 228 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 171 vota plus.